Komuniteti ku kisha jone po sherben shtrihet ne krahinen lindore te Tiranes dhe qe perfaqeson 6 fshatra te komunes Krrabe. Emrat e fshatrave jane Mushqeta, Krrabe, Zall, Skuterre, Mihajas, Ibe e Siperme. Komuna Krrabe ka rreth 3500 banore. Rreth 80 % e popullsise eshte ne gjendje shume te dobet ekonomike dhe 98% e popullsise jane te besimit Myslimane. Kisha jone filloi sherbesen ne Mars 2014 dhe takimin kryesor të së Djelës në Dhjetor të 2014. Kisha i ka ofruar komunitetit ku sherbejme sherbime falas si kurs te gjuhes angleze per femije dhe kurs rrobaqepsie per grate dhe vajzat mbi 16 vjec. Ne kursin e gjuhes angleze bejne pjese rreth 20 femije. Ne kursin e rrobaqepsise bejne pjese gjithsej 18 gra dhe vajza. Kursi i anglishtes zhvillohet cdo te enjte ne oren 14:30. Kursi i rrobaqepsise zhvillohet te henen dhe te merkuren. Kisha ben tre takime ne jave. Diten e enjte eshte sherbesa e femijeve. Diten e premte eshte takimi me vajzat e kishes dhe  Diten e diel eshte takimi i madh i kishes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn